TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Jo çdoherë janë këngët ato që i kanë sjellë në qendër të vëmendjes yjet e muzikës shqiptare.
Shumë prej tyre, janë bërë të famshëm jo vetëm në saj të këngëve të publikuara po edhe ndërmjet zënkave që kanë pasur. Disa në mënyrë verbale, disa përmes teksteve që i dedikojnë njëri-tjetrit, e disa të tjerë duke mos kursyer grushtet. Në këto zënka, nuk kanë qenë të përfshirë vetëm kategoria e meshkujve.
Adelina Ismaili & Leonora Jakupi
Një ndër çështjet e cila bëri bujë në atë kohë është rrahja ndërmjet dy këngëtareve mjaft të talentuara e të dashura për publikun. Bëhet fjalë për Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi. Thuhet që zënka mes tyre mund ndodhi në prapaskenën e një koncerti, ku këngëtarja Leonora Jakupi u sulmua fizikisht nga Adelina Ismaili së bashku me njerëzit e afërm të saj.
Nga ana tjetër, çështja arriti deri në gjykatë ku Leonora deklaron se ka qenë pikërisht e ëma e saj, e cila ka kërkuar që të mbyllet ky gjyq dhe e bija të mos ketë më asnjë kontakt me familjen Ismaili.
Por, sa e fali Leonora këtë gjë. E ftuar në një emision, ajo u pyet se me kë do të bënte një bashkëpunim, me Adelinën apo Zanfinën? Përgjigja e Leonorës ishte e menjëhershme, duke treguar se me shumë qejf do bënte një bashkëpunim me Adelinën.
Gold Ag & Getoar Selimi
Nuk kanë munguar grushtet edhe mes meshkujve, e më saktësisht nga dy reperët kosovarë, Getoar Selimi dhe Gold Ag. Zënkë kjo e ndodhur disa vite më parë
Kënga ‘Qyr’ ka qenë zanafilla e provokimit të zënkave mes dy djemve, që e ka nxitur Gold Ag të polemizojë gjatë një emisioni televiziv.
Mirëpo, tani duket se çdo gjë është në vendin e vet dhe ata kanë krijuar paqe me njëri-tjetrin, pavarësisht incidentit në të cilin u përfshinë dikur.
‘Babastars’ & OTR
Zënka tjetër është mes Noizy-t (OTR) dhe grupit ‘BabaStars’, ku siç thuhet protagonist i kësaj ngjarje ishte Ledri Vula.
Kjo rrahje ka ndodhur gjatë kohës kur kanë ata kanë qenë në një koncert në Zvicër, më saktësisht në një aeroport të Zvicrës, e që vetëm policia arriti t’i ndante. Të përfshirë kanë qenë pothuajse gjithë anëtarët e grupit si Skivi dhe Cozman. Pas kësaj mes tyre erdhi zënka tjetër kur Noizy erdhi me një këngë tjetër në treg për këngëtaren Dafina Zeqiri, e cila në atë kohë ishte edhe e dashura e reperit, Ledri Vula.
Flori Mumajesi & Stine
Një zënkë tjetër tejet serioze ndodhi në ‘Këngën Magjike’ ndërmjet producentit Flori Mumajesi dhe këngëtarit Stine. Teksa po bëhej numërimi i votave në spektakël, këngëtari Stine e filloi sherrin me Flori Mumajesin, e që u përfshi edhe Stresi.
