LIFESTYLE, 11 Nëntor 2017, 16:49

Albi tregon se çfarë ka mes tij dhe Xhensilës

Albi tregon se çfarë ka mes tij dhe Xhensilës

Një foto e konkurrentëve të "Dance with me", Albi Sakaj dhe Xhensila Pere ku dyshja shfaqeshin shumë të afërt me njëri-tjetrit hodhi dyshimet se ata janë lidhur.

Dyshimet u shtuan akoma më shumë me përshkrimin që Albi i kishte bërë fotos. "Kur e jep, do ta kesh gjithmonë, dashuri", shkruante Albi.

I kontaktuar nga gazeta "Express", gazetari i ka mohuar lajmet se ai dhe Xhensila kanë nisur një lidhje dashurie duke thënë se foto është keqkuptuar.

"Mes meje dhe Xhensilës nuk ka gjë tjetër veç miqësisë", është shprehur Albi.