LIFESTYLE, 10 Nëntor 2017, 17:38

Hueyda El Saied ndahet nga partneri, zbulohet arsyeja

Pas një bashkëjetese 3-vjeçare dhe lindjes së djalit të tyre Gabriel, artistja shqiptare Hueyda El Saied dhe partneri i saj francez Michael Tamisier i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga “Panorama” që gjithashtu ka zbuluar se dyshja është ndarë prej rreth 6 muajsh.

Arsyeja e ndarjes mësohet të ketë qenë një tradhti e francezit, që e ka shtyrë El Saied t’i japë fund marrëdhënies së tyre.

55-vjeç Tamisier është dhe babai i djalit 2-vjeçar të Hueydës, i quajtur Gabriel.

Artistja së fundmi ka lënë Luksemburgun ku jeton prej disa vitesh dhe ndodhet në Tiranë, ku është angazhuar me disa projekte bamirësie.

Vetëm një ditë më parë ajo ishte e ftuar ën emisionin “Rudina”, ku shkarazi përmendi se kishte përjetuar një periudhë të vështirë, të cilën e kishte kaluar falë ushtrimit të jogës.

Gjatë intervistës, El Saied nuk e përmendi në asnjë moment babanë e djalit  të saj, gjë që mesa duket i detyrohej ndarjes së tyre.