TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndonëse periudhën gjatë shtatzënisë, Beyonce nuk e mbajti aspak private duke postuar foto e duke treguar barkun e rrumbullakosur, pas lindjes së binjakëve, diva botërore është kujdesur që binjakët Rumi dhe Sir mos të bëhen publik.
Por “Daily mail” ka fotografuar familjen Carter gjatë pushimeve të tyre në Miami, Florida. Dhe bashkë me ta ishin edhe mamaja e Beyonces dhe Jay Z, të cilat janë kujdesur për binjakët.
Beyonce është fotografuar duke mbajtur në krah binjakun Sir, ndërsa vjehrra e saj vajzën Rumin.
Në një foto tjetër shihet Beyonce dhe mamaja e saj duke mbajtur në krahë binjakët. Rumi dhe Sir lindën në 13 qershor të këtij viti.
