LIFESTYLE, 13 Nëntor 2017, 10:40

Kryebashkiaku i Londrës uron Dua Lipën për çmimin e fituar në ‘MTV Europe Music Awards

Kryebashkiaku i Londrës uron Dua Lipën për çmimin e fituar

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, e ka uruar këngëtaren shqiptare, Dua Lipa, për çmimin e fituar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ‘MTV Europe Music Awards’.

Khan është një fans i muzikës së 22-vjeçares. Ai madje ka qenë edhe në koncertet e saja në të kaluarën.

Ndërsa në faqen zyrtare  në Twitter, Khan ka bërë një postim për ta uruar Duan.

“Qyteti ynë i ka disa prej talentëve më të mëdha të muzikës botërore”.

“Është gjë e bukur të shohësh londinezen Dua Lipa duke e fituar çmimin për Artisten e re më të mirë në MTV EMA”, ka shkruar Khan.

https://twitter.com/MayorofLondon/status/929836239116800000