TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmje konfirmimesh në Ligën e Kampioneve, me Juventusin, Mançester Junaitid, Realin e Madridit, Romën, Mançester Sitin, Bajernin, Ajaksin, që kalojnë në një të tetat e finaleve.
Në përballjet e sotme, në grupin E, Bajerni ishte një makineri e vërtetë golash, duke fituar 5-1 me Benfikën: Roben (2), Levandovski (2) dhe Riberi ishin autorët e golave të bavarezëve. Ajaksi i mbylli llogaritë në Athinë, pas fitores 2-0 me AEK-un, në një ndeshje shumë të tensionuar në tribuna.
Në grupin G, Reali fitoi 2-0 në Romë, me golat e Bejl dhe Vaskez, por të dyja skuadrat kalojnë më tej. Edhe Viktoria Plzen fitoi jashtë fushe, me rusët e CSKA Moskës.
Në grupin F, kryendeshja Lion-Mançester Siti u mbyll në barazim 2-2, me francezët që kryesuan dy herë rezultatin, por pa mundur ta mbyllin me fitore. Hofenhajmi humbi 2-3 në shtëpi me Shahktar Donteskun. Shahktar-Lion do të vendosë skuadrën e dytë nga ky grup, pasi Siti është i kualifikuar.
Në grupin H, Juventusi fitoi 1-0 me Valencian falë golit të Manzukiçit (asist i Ronaldos), ndërsa Mançester Junaitid mposhti 1-0 Jang Bojs me një gol të Felainit në minutën e 91-të. Ndeshjet e gjashta do të përcaktojnë se kush do ta mbyll në vend të parë, ndërkohë që bardhezinjtë kanë dy pikë më shumë.
