AKTUALITET, 27 Nëntor 2018, 22:18

Bode në BSH me ‘bekimin’ e Ramës, Berisha komenton vendimin e ish-ministrit

Bode në BSH me ‘bekimin’ e Ramës, Berisha komenton

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar propozimin e Ridvan Bodes si anëtar të Bankës së Shqipërisë nga kryeministri Rama. Vendimin e një prej bashkëpunëtorëve të tij të ngushë nder vite, Berisha e cilësoi si individual.

“Ka bërë zgjidhjen e tij; është larguar nga politika. Kështu e konceptoj unë vendimin e për të kaluar te bordi i bankës, i cili është një institucion i pavarur”.

Pyetur nëse Bode do të votohet nga Partia Demokratike, Berisha u shpreh se selia blu e ka bojkotuar procesin. “PD nuk ka marrë pjesë në këtë proces. Këto janë kandidatura të qeverisë. Unë nuk kam biseduar me të [Boden], pasi siç tha Rama, ai ka pranuar ftesën me një SMS”, sqaroi Berisha.

Rama argumentoi se Bode është një person që i shërben vendit dhe se vendimi i tij nuk synon përçarjen e Partisë Demokratike.