TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, ka folur rreth emrit të ri që është nominuar për të qenë ambasadorja amerikane në Tiranë.
Në emisionin ‘Opinion’, Arvizu tha se e njihte Kathleen Ann Kavalec dhe se ka një karrierë tepër të vlerësuar.
“E di se kush është, por nuk kemi punuar bashkë,
Ka pasur karrierë tepër të vlerësuar. Ajo me siguri ka kaluar më shumë kohë në Europë sesa unë.
Mendoj se do të jetë fantastike dhe ka një emër të shkëlqyer.
Ajo është nominuar zyrtarisht nga ‘Shtëpia e Bardhë’”, tha Arvizu, duke shtuar se mbetet për t’u parë sesa do të zgjasë procedura e emërimit të saj.