TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të dhënies së dëshmisë së tij në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku për mbi 90 minuta dha versionin e tij për dosjen “Babale”.
Bardhi tha se çështja është përdorur politikisht nga prokuroria, e cila sipas tij për shkak të ndikimit të kryeministrit dhe ish-ministrit Fatmir Xhafaj, nuk e ka kaluar çështjen për zbatim nga ligji anti-mafia.
Bardhi mohoi njohjen dhe takimin e tij me kunatin e ‘Babales’, i akuzuari Fredi Alizoti, i cili sipas prokurorisë ka imituar zërin e Agron Xhafës.
“Më thirrën si dëshmitar, në 4 shtator me vullnetin tim të lirë jam paraqitur në gjykatë. S’pati asnjë përballje. Zotëria pretendoi se më ka takuar, por unë e pashë për herë të parë në Gjykatë, dhe se njoh. Ndryshe nga Albert Veliu, të cilin e njoh dhe e kam takuar atë natë para se të nxirrnim dosjen.
Çdo denoncim që ka bërë PD me përdorim politik nga prokuroria për të bërë mbrojtjen e vëllait të Fatmir Xhafës, vazhdon sot. Sot, që ne flasim s’ka asnjë rezultat për këtë hetim. Edhe ligji anti-mafia, s’veproi.
Duan të na mbyllin gojën, gjithçka është politike. Procesi, i montuar politikisht ndaj opozitës. Duan të na intimidojnë për të mos denoncuar,-tha Gazmend Bardhi, sekretari i PD.
Deklarata e Bardhit u bë pas dëshmisë që ai dha sot në Gjykatë për dosjen Babale. I pranishëm në seancë ishte vetëm Fredi Alizoti, i akuzuari se imitoi Agron Xhafën në audio-përgjimin Babale-Veliu.
Ai pretendon se ka imituar zërin e Agron Xhafajt, pasi një deputet me mbiemër Salianji i kishte premtuar 200 mijë euro.