AKTUALITET, 4 Shtator 2019, 10:55

Salianji: ‘Qarkoren e PD-së’ mund ta ketë shkruar PS-ja por ka disa të vërteta

Salianji: ‘Qarkoren e PD-së’ mund ta ketë shkruar PS-ja


Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka deklaruar se “qarkoren e brendshme të PD-së” mund ta ketë shkruar kushdo edhe pse aty sipas tij thuhen disa të vërteta.

Në këtë qarkore jepeshin udhëzime për anëtarët e kryesisë këshillit kombëtar dhe ish-deputetët për mediat që duhet të shmangeshin pasi ishin të blera nga qeveria.

“Kjo e ashtuquajtura qarkore mund të mos jetë fare një dokument i dalë nga PD. Unë për vete nuk e kam marrë. Ajo mund të jetë bërë nga PS dhe aty janë futur edhe disa të vërteta dhe ndaj ka ngjitur ajo në publik.

Ajo nuk ka asnjë vulë apo firmë të PD-së dhe unë nuk e di kush e ka hartuar. Unë e dënoj çdo sulm ndaj mediave si dhe neveris çdo gazetar që paguhet nga qeveria për të bërë propagandën e saj” , tha Salianji në emisionin “Top Show”.

Në media disa ditë më parë qarkulloi një qarkore, ku thuhej se ishin porositë e Lulzim Bashës për demokratët, ku ndër to kishte renditur një listë mediash dhe portalesh që lidershipi demokrat i konsideron se shkruajnë vetëm kundër saj.