AKTUALITET, 4 Shtator 2019, 10:34

Masakroi babain me sëpatë, çështja për Arjan Shahajn kalon tek Krimet e Rënda

Masakroi babain me sëpatë, çështja për Arjan Shahajn


Dy ditë pas ngjarjes së rëndë në fshatin Shalë në Memaliaj, dosja hetimore ka kaluar në duart e Krimeve të Rënda.

Sipas informacioneve mësohet se do të jetë Prokuroria e Krimeve të Rënda ajo që do vijojë hetimet, pasi kemi të bëjmë me një vepër të rëndë penale, atë të vrasjes në familje.

Arjan Shahaj që vrau babain e tij me sëpatë, do të dalë sot para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë. Shahaj u arrestua pak orë pas krimit të rëndë.

Ai ishte ne banesën e tij kur filloi konfliktin me babanë e tij, pasi ky i fundit i kishte thënë që të mos vijonte të ngacmonte një vajzë në fshat.

Pas kësaj ka vijuar zënka dhe Shahaj ka qëlluar me sëpatë babain. Më pas ai ka shkuar brenda në banesë është veshur dhe ka marrë lekë, ku më pas u nis drejt Tiranës. Ai u kap në Levan teksa po hipte në një furgon që shkonte drejt Fierit.

Gjatë momentit të prangosjes ai ka bërë rezistencë. Ndërkohë nga ana tjetër Policia shton se Arjan Shehaj është i sëmurë mendor.