AKTUALITET, 4 Shtator 2019, 12:26

‘Babale’, Gazmend Bardhi shkon te Krimet e Rënda

‘Babale’, Gazmend Bardhi shkon te Krimet e Rënda


Pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata për shoqërimin me forcë më 30 korrik 2019, sekretari i PD, Gazmend Bardhi është paraqitur sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Bardhi do të dëshmojë për dijeninë e tij lidhur me dosjen ‘Babale’. Bardhi ka shmangur shoqërimin me forcë, ku do të pyetet për këtë dosje.

Në seancë kanë munguar ish-deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi. Në gjykatë, Bardhi është shprehur: Urdhri për shoqërimin, i paligjshëm.

Kjo dosje mori një bujë politike vitin e kaluar, ndërsa të pandehur kanë përfunduar edhe ish deputeti Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi dhe Albert Veliu, i ashtuquajtur me nofkën ‘Babale’.