TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numri dy i PD-së, Gazment Bardhi është paraqitur sot paradite në Gjykatën e Tiranës për të dëshmuar për çështjen “Babale”. Bardhi ka shkuar vullnetarisht, sipas kalendarit të rënë dakord më parë.
I pyetur nga prokuroria se si i ka rënë në dorë audio-përgjimi, Bardhi deklaroi se ka qenë një investigim gazetaresk. Ai ka theksuar se “pas denoncimit të PD Agron (Geron) Xhafaj vuajti dënimin”.
Skandali i Babales shpërtheu pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike, të një materiali audio, ku një person i identifikuar si “bashkëpunëtori x”, fliste për një bashkëpunim të mundshëm me vëllain e Ministrit të Brendshëm të kohës, për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.
Më vonë, personi në fjalë, u zbulua se ishte Albert Veliu, i njohur edhe si “Babale”.
Për dosjen ‘Babale’ prokuroria ka vënë nën akuzë ish-deputetin e PD, Ervin Salianji, gazetarin Jetmir Olldashi, Albert Veliun (Babalja) dhe Fredi Alizotin.
Pas këtij skandali, vëllai i Fatmir Xhafës, u dorëzua pranë autoriteteve italiane, për të vuajtur dënimin për drogë.