TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka denoncuar dy koncesionet Milot-Balldrën dhe Vlorë-Orikum. Sipas Bashës parlamenti është kthyer në noter të vjedhjes së Edi Ramës.
Kreu i PD-së theksoi se sapo të vijë në pushtet do ti anulojë koncesionet dhe do konfiskojë pasuritë e oligarkëve.
“Koncesionet Milot-Balldrën dhe Vlorë-Orikum janë një aferë e tmerrshme korruptive. Duan të bëjnë shqiptarët të paguajnë çmim 5 herë më të lartë. Duan të vjedhin me një firmë 200 milionë euro.
Rama nuk heq dorë nga grabitja dhe vjedhja. Nuk ofron asnjë gjë tjetër veçse të vjedhë deri në çastin e fundit sa të jetë aty.
Ndërtesa që ndodhet pas selisë të PD-së (Parlamenti), është kthyer në noter të hajdutërisë. Kjo vërteton që me Edi Ramën nuk do të ketë as zhvillim, as mirëqenie, as punësim, por vetëm vjedhje. Sa më shpejt ta largojmë këtë kryeministër hajdut, që përdor parlamentin për të vjedhur.
Nuk kanë për ti marrë këto para të shqiptarëve dhe nuk kanë për ti gëzuar dot. Kjo sepse angazhimi im dhe i Partisë Demokratike, është anulimi i çdo konçesioni, konfiskimi i tyre dhe rikthimi i parave te qytetarët shqiptarë”, – u shpreh Basha.
Deklarata e Bashës erdhi pas takimit me kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi.