AKTUALITET, 24 Qershor 2018, 23:41

Sasia me Euro e kapur në Durrës, reagon deputeti i PD-së: Janë 200 kilogramë...

Sasia me Euro e kapur në Durrës, reagon deputeti i PD-së:

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me kapjen e 5 milionë eurove në portin e Durrësi.

Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se paratë e kapura, janë aq shumë sa ato nuk po numërohen, por po peshohen dhe rëndojnë 200 kilogramë.

Postimi i plotë

Eurot e kapura në Durrës janë aq shumë sa i masin me kilogram, kanë peshuar 200 kilogram Euro të kapura, pas sinjalit të ndërkombëtarëve.

Në Republikën e Rilindjes vlera e parave peshohet nuk numërohet.

Pyetja qe mbetet përherê, pse nuk gjurmohen paratë deri në fund? Pse nuk shkohet asnjehereë tek zbulimi i plotë i grupit kriminal?