AKTUALITET, 24 Qershor 2018, 23:06

Erdogan shpall fitoren por opozita nuk është dakord, ja çfarë deklaron rivali i tij

Presidenti Recep Taip Erdogan ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale, por opozita nuk e ka pranuar ende humbjen. Komisioni i zgjedhjeve nuk ka publikuar ende një rezultat zyrtar, por sipas agjensisë shtetërore Anadolu, janë numëruar 97% e votave dhe Erdogan rezulton fitues me 52.6%, kundrejt 30.7% të rivalit të tij Muharrem Ince.

"The Independent" shkruan se  pak para deklaratës së fitores së Erdogan, deputetët e partisë rivale CHP mbajtën një konferencë për shtyp ku deklaruarn se pavarësisht se Erdogan kryeson, vetëm 39% e kutive të votimit janë numëruar. Rivali i Erdogan, Muharrem Ince ka postuar në facebook një status, ku shprehet se Agjensa Anadolu është një manipulim.

Me sa duket zgjedhjet në Turqi do të mbeten kontroverse, sepse versioni i opozitës është shumë i ndryshëm nga ai i Erdogan dhe agjensisë shtetërore të lajmeve.

/TPZ.AL/