TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një tjetër plagosje është regjistruar pak ditë më parë në Sarandë, në një ngjarje të pa bërë publike, me nje person të transportuar në spitalin e Traumës me plagë të rënda.
Ngjarja mësohet të këtë ndodhur në 16 shtator, ndërkohë që Gjykata e Sarandës vendosi masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për autorin e dyshuar 5 ditë më parë, teksa viktima e sulmit rezulton i intubuar në Tiranë.
Sipas burimeve, më datë 16.09.2026, nga patrulla Forcë e Posaçme “Shqiponja”, e planizuar me shërbim në zonën policore 1, gjatë kryerjes së shërbimit, rreth orës 16:25, është njoftuar salla e komandimit për një konflikt. Punonjësit e policisë kanë shkuar menjëherë dhe në afërsi të vendi të quajtur “Mandres e Pirove” kanë konstatuar disa shtetas, ku midis tyre një person i quajtur Bernard Kanina, sëbashku me djalin e tij, i cili ka thënë se ishte konfliktuar fizikisht me një shtetas, për të cilin pretendonin se ishte futur në automjet për të vjedhur dhe se i kishte kërcënuar me një thikë dhe se personi po largohej në drejtim të rrugës për në Gajdar.
Punonjësit e policisë janë nisur menjëherë në drejtimin e dhënë dhe në një kthesë, kanë konstatuar shtetasin të gjakosur dhe të dëmtuar në pjesën e ballit. Në ato momente ka ardhur një qytetare, e cila ka dorëzuar në një qese të zezë një mjet prerës thikë dhe një pincë dhe u ka thënë punonjësve të policisë se më këtë thikë i është kërcënuar vëllai i saj.
Më pas është bërë shoqërimi i shtetasit të dëmtuar me ambulancë në spital për ndihmë mjekësore dhe shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në Komisariat. Pas marrjes së ndihmës së parë, i plagosuri Fatos Muco 63 vjec, është nisur me urgjencë drejt Tiranës, ku është vendosur në intubim.
I dyshuari Bernard Kanina, gjatë marrjes në pyetje ka deklaruar se atë ditë ka qenë në shtëpinë e tij dhe ka dalë rreth orës 15.00 dhe ka shkuar për të mbushur ujë dhe për të blerë dhe disa gjëra për në shtëpi. Pasi ka marrë porositë ka qëndruar me makinën e tij në qendër të Metoqit dhe po pinte kafe.
Ka shkuar në banjë dhe kur është kthyer i thotë e zonja e lokalit që ai personi që është jashtë dhe po ikën drejtim rrugës për në Gajdar, të është futur në makine dhe diçka ka marrë. Sipas tij, ai ka shkuar nga mbrapa me makinë dhe e ka arritur deri tek kthesa e Mandrës dhe pasi ka dalë nga makina i ka thënë që m’i jep telefonat të cilat m’i ke marrë në makinë.
Ai i është përgjigjur që nuk të kam marrë gjë, i ka thënë që nxiri ku i ke future, por ai nuk pranoi që t’i jepte gjë dhe në atë kohë janë debatuar me personin të cilin nuk e njihte, i cili e ka goditur me një shkop dhe ai i është kundërpërgjigjur duke e goditur dhe më pas ai ka nxjerrë nga xhepi një thikë e i është drejtuar për ta goditur.
Në atë moment ka ardhur djali i tij, i cili ia ka marrë thikën dhe më pas ia ka hedhur në tokë, ku e ka marrë motra e tij dhe ia ka dorëzuar policisë. Ai ka deklaruar se ka shenja në trup si rezultat i goditjes nga ana e tij me shkop.
Por deklarimi i pronares së lokalit se Bernard Kanina nuk ka qenë në lokalin e saj dhe as e ka parë atë ditë pasi nuk shërbejnë kafe por vetëm fast food, nuk e ka bindur gjykatën për alibinë e të dyshuarit. Policia nuk ka arritur të sigurojë pamje filmike dhe as dëshminë e viktimës për shkak të gjendjes së rënduar. Bashkë me faktin se viktima e plagosjes rezulton i dëmtuar rëndë në kokë, ka bërë që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”.