TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarja e News24, Klodiana Lala ka reaguar pas deklaratave të Vlora Hysenit, ish-drejtuese e SHISH e cila e shantazhoi në hyrje të SPAK me një mesazh të koduar.
"Klodi si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?" - tha Hyseni, në hyrje të SPAK, ndërsa Lala e pyeste për mesazhet me Ergys Agasin.
“Ka zgjedhur të kundërsulmojë me gjuhë vulgare ndaj gazetarëve duke i shantazhuar ata për takime në hotele të ndryshme” tha Klodiana Lala në një lidhje live për News24.
“Se për cila takime i referohet Vlora Hyseni mbetet për t’u sqaruar kur të dalë por ishte një akuzë e fortë e lëshuar dhe një shantazh ndaj gazetarëve” u shpreh Lala.
Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni u pezullua nga detyra dhe u vendos nën masën e “arrestit shtëpiak” të martën, duke shkaktuar krizën më të rëndë në sektorin e sigurisë kombëtare për dekada.
Hyseni akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprat penale të përkrahjes së autorit të krimit dhe nxjerrjes së sekreteve shtetërore.
Masat e sigurisë ndaj drejtoreshës së SHISH derivojnë nga hetimi që Prokuroria e Posaçme po kryen ndaj Ergys Agasit, i akuzuar për krijimin e një grupi të strukturuar kriminal me qëllim manipulimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI.
Me kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme miratoi masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “arrest në shtëpi” për Hysenin.