AKTUALITET, 1 Nëntor 2019, 19:43

Sapo dha dëshminë, Donika Prela dhe Tonin Vocaj i shkojnë në spital prokurorit Ndoja

Sapo dha dëshminë, Donika Prela dhe Tonin Vocaj i shkojnë në

Kryeprokurorja e Krimeve të Rënda Donika Prela dhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale, Tonin Vocaj kanë shkuar në spitalin e Durrësit.

Mësohet se dy zyrtarët e lartë kanë takuar prokurorin e Durrësit Arjan Ndojan, pas pasi ai ka dhënë deponimin e tij në Polici lidhur me atentatin që iu bë në Shkozet.

Atentati ndodhi pasditen e sotme teksa prokurori Arjan Ndoja po udhëtonte me dy persona të tjerë në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa ‘AA 333 ZD’, pranë Mbikalimit të Shkozetit.

Bashkë me Ndojën kanë mbetur të plagosur edhe dy personat e tjerë, shoferi i prokurorit, Andi Maloku 30 vjeç bashkë me Aleksandër Lahon, që ishte pasagjer. Laho njihet ndryshe edhe si Landi Muharremi dhe si “i tmerrshmi i Sukthit”.