SPORT, 7 Nëntor 2020, 16:58

Cagliari fiton përballë Sampdorias, i largohet zonës së ftohtë

Cagliari fiton përballë Sampdorias, i largohet zonës së

Cagliari siguroi fitoren e tretë në katër ndeshjet e fundit përballë Sampdorias në “Sardegna Arena” dhe i largohet zonës së ftohtë, madje duke barazuar në kuotën e 10 pikëve ekipin gjenoves. “Ishullorët” fituan 2-0 por duhet theksuar që luajtën në epërsi numerike që nga minuta e 40-të, pasi një gabimi të rëndë në mbrojtje të Augellos, i cili ndërhyri gabimisht si lojtar i fundit.

Cagliari e shfrytëzoi këtë avantazh në pjesën e dytë, duke shënuar 2 gola me autorë Joao Pedron (48’ me 11-m) dhe Nandez (69’).

Në minutën e 78-të futbollistët vendës shënuan edhe një gol të tretë me autor Sottil, por që u anulua për pozicion jashtë loje