TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasadorja franceze Christine Vasac ka komentuar nga Pogradeci, diskutimet me te fundit mes PS dhe PD per listat e hapura dhe aleancat parazgjedhore.
Pyetur nga mediat per kete ceshtje, ajo ka thene se “kjo eshte nje pyetje teresisht shqiptare”.
Pyetjes nese listat e hapura dhe aleancat paszgjedhore a jane modeli i duhur per Shqiperine, ambasadorja u pergjigj:
Mos prisni nje pergjigje prej meje mbi themelin e organizimit, sepse eshte kjo eshte nje ceshtje shqiptare.
Pyetur nese pa nje reforme te plote ne sistemin e drejtesise dhe sistemin zgjedhor, cili do te jete qendrimi i BE per Shqiperine ajo tha: Ashtu si ju e dini ne 25 mars jane hapur negociatat per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut. Duhet te fokusohemi tek konkluzionet dhe kjo nuk eshte dicka e re. Qellimi kryesor eshte qe te konkretizohet situata,ne menyre qe te kemi konferencen e pare nderqeveritare. Eshte gabim te themi papushim qe po shtohen kushtet per Shqiperine. Une ju sugjeroj qe te lexoni konkluzionet e 25 marsit dhe konkluzionet e meparshme. Interesi i Shqiperise eshte qe te mbahet sa me pare konferenca nderqeveritare dhe per kete eshte duke punuar ambasadori Zef Mazi i emeruar nga kryeministri”- tha ajo.