AKTUALITET, 25 Korrik 2020, 15:26

Vijon rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, 237 të infektuar në 24 orët e fundit, pesë pacientë humbën jetën

Vijon rritja e rasteve me COVID-19 në Kosovë, 237 të infektuar

Vijon situate problematike me pandeminë në Kosovë teksa edhe sot ka pasur një shtim të numrit të rasteve. 237 të infektuar janë regjistruar sot dhe bie në sy se nga 555 teste, pikërisht gjysma kanë dalë pozitivë.

Ndërkohë numri i viktimave është 169 pasi pesë pacientë humbën jetën, kurse edhe sot sa i përket rasteve me COVID-19 kryeson Prishtina me 71, ndjekur nga Gjakova me 27, Mitrovica me 24, dhe Gjilani me Ferizajn me nga 16.

Kosova ka rikthyer disa masa ndaj COVID-19 si dhe mbajtjen me detyrim të maskës si dhe masa administrative të majme në raste shkeljesh ligjore.