AKTUALITET, 25 Korrik 2020, 15:48

Rezulton pozitive me Covid-19 një 25-vjeçare në Sarandë, dyshohet se u infektua në Tiranë

Rezulton pozitive me Covid-19 një 25-vjeçare në Sarandë,

Një rast i ri me koronavirus është identifikuar në Sarandë ditën e sotme. Mësohet se e infektuar ka rezultuar një vajzë 25-vjeç nga fshati Mursi.

25-vjeçarja ishte kthyer nga Tirana ku dhe dyshohet të jetë infektuar.

Epidemiologët kanë nisur hetimin për gjurmimin e këtij rasti dhe ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit.