TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tre përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Gazment Bardhi, Oerd Bykykbashi dhe Petrit Vasili në një konferencë të përbashkët kanë paraqitur argumentet e tyre pse duhet të zbatohet hapja e listave 100% në zgjedhjet e ardhshme.
Gazment Bardhi tha sot se kryeministri tregoi se meraku i tij nuk ka qenë hapja e listave, por heqja e koalicioneve parazgjedhore, me anë të të cilave synon të pengojë votat e partive të vogla.
“Me formulën që propozon Edi Rama, që të hapën vetëm 1/3 e listave dhe deputetet të vazhdojnë të zgjidhet nga partitë. Ndërkohë që pjesa humbëse është zgjedhja që i lihet qytetaret. Pra 100 deputetë të jenë të paracaktuar nga listat e partive dhe kryetarët, ndërkohë që vetëm 40 deputetë të jenë me votim të hapur nga qyetetarët.
PD propozoi dje që listat të jenë 100% të hapura, por për Ramën s’ka rëndësi vota e qytetarëve, por mbajtja e pushtetit.
Rama tregoi se do të ndalojë koalicioneve parazgjedhore, sipas propozimit të Edi Ramës, partitë e vogla do duhet të prodhojnë mandate për Edi Ramën.
Kjo është loja që po bën Edi Rama dhe teatri që po bën këto 7 vite. I ka lënë mjekët pa mbrojtje, spitalet pa pajisje, i ka çuar bizneset drejt falimentit.. Çfarë po bën përditë, po bën llogari mediokre si të zhbëj vullnetin e qytetarëve. E bën marrëveshjen më 5 Qershor dhe kërkon ta zhbëj gjithë korrikun.
Kërkon të zhbëj marrëveshjen e 5 qershorit me listat e hapura, por Ramës i ka ikur gjuha dhe nuk e ka pranuar hapjen e listave në 100%. Ai doli zbuluar para çdo qytetari, si mashtrues dhe frikacaku më i madh në vend.
Hapja e listave për Edi Ramën, ishte lojë për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të ndaluar koalicionet parazgjedhore”, tha Gazment Bardhi.