TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ka nisur mbledhja e Këshillit të Legjislacionit për Vettingun në politikë nën drejtimin e Vasilika Hysit.
Në fjalën e tij, deputeti i Partisë Demokratike, tha se Vettingu i politikanëve është një proces që s’duhet shtyrë asnjë moment më shumë.
Ai u shpreh se akuzat e opozitës dita ditës po provohen me fakte duke nxjerrë zbuluar lidhjet e disa prej politikanëve të PS me kriminelë.
“Nuk besoj se në 5 vite ato që kemi thënë ne, po dalin qartazi persona të lidhur me krimin. Ne kërkojmë që të bëhet kontrolli i pasurisë së politikanëve. Nuk ka më pse politikanët të jenë të privilegjuar në shoqëri. Nuk mund ta shtyjmë në pafundësi një proces të tillë. Situata është dramatike sot kur politikanët janë të lidhur me krimin. Tenderat, koncesionet, PPP, i jepen vetëm një pjese. Vullneti i PD është vullneti i çdo qytetari. Duam paketën antimafia, duam dekriminalizimin e zgjedhjeve. S’duam më teatër për qytetarët, për ta zgjatur sa më shumë miratimin e vettingut të politikanëve. Çdo qytetar po e sheh me zë e figurë se si po faktohen akuzat tona,” tha Salianji.
Më pas deputeti i PD është larguar nga salla.