TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Basir Çollaku i ftuar në “360 Gradë” tha se Rama e ka si kod komunikimi me prokurorinë, kur përmend emrat e të fortëve para arrestimit. Çollaku tha se kryeministri Rama jo vetëm cënon sekretin hetimor kur deklaron paraprakisht se kush arrestohet, por edhe i dërgon mesazh prokurorisë se kush nuk do të arrestohet.
“Del ministri i Brendshëm 4 herë dhe thotë do arrestojmë këtë, do arrestojmë këtë. Si përfaqësuesi i shërbimit sinoptik. Nesër del kryeministri dhe thotë do kapim Balinin, apo atë tjetrin. Je duke cenuar sekretin hetimor dhe je duke i thënë prokurorisë këtë nuk do ta kapësh. Ishte ky kryeministër që tha unë kam parë kamerat e Fushë Krujës. Prokuroria ia ka dhënë kryeministrit? Është sekret hetimor. Në atë moment që Prokuroria ka vënë sekuestro, nuk mund t’i shohë”, tha Basir Çollaku.