AKTUALITET, 25 Tetor 2018, 22:51

Bushati: Gruevski po shkon në burg për përgjime të ngjashme me të Dakos

Bushati: Gruevski po shkon në burg për përgjime të ngjashme

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka deklaruar se ish kryeministri Maqedonas po përfundon në burg për përgjime të ngjashme si ajo e Dakos, ku flitet për blerje votash. Sipas Bushatit, prokuroria ka një standart të dyfishtë, nga njëra anë Arben Cuko arrestohet prej një përgjimi, ndërsa çështja e Dakos, varroset.

"Një nga gjërat që po e çon në burg, ish kryeministrin Maqedonas, kaq është, vjedhja e pak votave. Një prokurori serioze nuk mund të rri pa e hetuar këtë. Po ti pyesësh shqiptarët, nga janë më të shqetësuar, nga një drejtor burgjes që merr rryshfet për të bërë një transferim apo nga një kryebashkiak që merr para nga bandat për të fituar zgjedhjet politike. Të dy këta janë të pafajshëm, por ç'duhet të bënte prokuror i ndershëm? Përpara dy indicieve duhet të hetonte këtë të parin. Vetëm në këtë fakt tregohen cfarë është i interesuar të nxjerrë prokuroria dhe cfarë është e interesuar të varrosë".

/TPZ.AL/