AKTUALITET, 25 Tetor 2018, 23:05

“Nuk dorëhiqem edhe po të jem në hetim”, Dako: Mund ta shikoj veten edhe në ndonjë pozicion tjetër

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Vangjush Dako u pyet edhe nëse do të kandidojë sërish në Qershor 2019 për kryetar të Bashkisë së Durrësit. Kryebashkiaku deklaroi se nuk ndihet i lodhur për të rikandiduar, megjithëse këtë e vendosin strukturat e Partisë Socialiste. Megjithatë, ai u shpreh i gatshëm për të rikandiduar, por theksoi se mund të jetë edhe në ndonjë pozicion tjetër politik.

“Do vazhdoj të jem kryetar, pse do jap dorëheqjen? Akuza nuk është asnjë gjë. Nëse Gjykata të fut në burg, ti automatikisht ikën nga kryetar bashkie. Mund ta shikoj veten edhe në ndonjë pozicion tjetër. Por nuk di zgjedhje, të vazhdoj të jem kryetar bashkie apo ndonjë gjë tjetër. Unë përsëri do të drejtoj fushatën në të tre Bashkitë e Durrësit, Krujë, Shijak dhe Durrës dhe të garantoj që të treja janë të fituara”, deklaroi kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako.

***

“Thuaj Vangjushit do na japë ndonjë lekë”, revoltohet Dako: Më vijnë dhe në zyrë dhe më thonë…

Vangjush Dako, kreu i Bashkisë së Durrësit, ka treguar sot se kush është Niçja dhe njohjet që ka me ta.

Dako tha se e ka ditur që Avdyljat kanë qenë në burg, por shtoi se nuk do ndërpresë lidhjet me qytetarët nga statusi që kanë.

Dako ne Opinion1

Kush është Niçja?

Kush është Niçja një qytetar nga Durrës, me të cilin kam folur. Dua të di datat se kur kam folur, se ai më ka falënderuar.

Po Astriti kush është?

Vëllai i Niçes.

E dije që këta kishin qenë në burg?

Po e di, kanë qenë në burg janë rehabilituar.

Dako ne Opinionnnn

***

Ai thotë “thuaj Vangjushit do na japë ndonjë lekë”?

Se ca thonë ata me ato do merremi ne, ka që më vijnë në Zyrë dhe më thonë “o kryetar do na japësh ndonjë lekë për vota”, ti thua me ata që flasin.