TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Për herë të parë kryetari i Bashkisë së Durrësit pranon se po e mendon për të mos kandiduar pas 12 vitesh në krye të kësaj bashkie për një mandat tjetër në zgjedhjet e ardhshme. I pyetur në “Opinion”, Dako tha se ndoshta duhet të mendojë një punë tjetër.
“Në radhë të parë nuk e vendos unë kandidimin. Unë nuk e ndiej veten të lodhur, por mund ta shoh veten edhe në një pozicion tjetër, jo si kryetar i bashkisë së Durrësit. Nëse më jepet mundësia për të bërë diçka tjetër ndoshta më të mirë.
Jam apo nuk jam unë kandidat, unë do të drejtoj fushatën elektorale dhe do të jenë të 3 bashkitë e qarkut të Durrësit do të jenë të fituara nga PS” – tha Dako. Ai tha se nuk do ta japë dorëheqjen edhe nëse prokuroria do të hapë çështje ndaj tij derisa të vendosë gjykata për fajësinë e tij