TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, për mosdeklarim të saktë të pasurisë, duke e dënuar me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë. Përveç dënimit kryesor, Ahmeti do të paguajë edhe 100 euro për procesin gjyqësor dhe 100 euro për Fondin për Kompensimin e Viktimave. Gjykata refuzoi propozimin e Prokurorisë Speciale për konfiskimin e pasurisë së padeklaruar në vlerë prej 172 mijë e 600 euro. Në seancën e shpalljes së aktgjykimit ishte i pranishëm vetëm mbrojtësi i Ahmetit, avokati Arbër Istrefi.
Sipas akuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale në dhjetor të vitit 2025, Ahmeti, gjatë kohës sa ishte kryetar i Komunës së Prishtinës, nga viti 2018 deri në vitin 2022, akuzohej se nuk kishte deklaruar saktë pasurinë pranë Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Prokuroria pretendonte se ai nuk kishte deklaruar 118 mijë e 200 euro të depozituara në llogaritë e tij personale, si dhe 54 mijë e 400 euro të pranuara në llogaritë e nënës së tij, duke e çuar shumën totale të mjeteve të padeklaruara në 172 mijë e 600 euro.
Ahmeti akuzohej për veprën penale “Mosraportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas Kodit Penal të Kosovës./Koha