TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një intervistë për ABC News mbi krizën politike në Kosovë, përfaqësuesi i Aleancës, Labinot Bislimi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për lojë të dyfishtë politike me qëllim përçarjen e opinionit publik dhe çuarjen e vendit në zgjedhje.
Bislimi sqaroi se propozimi që Ramush Haradinaj të jetë president është një kërkesë mbarëqytetare, por nënshtroi se kjo çështje nuk përbën kusht nga ana e Aleancës.
Sipas tij, Kurti e di që nuk mund të qeverisë më, veçanërisht pas dëmtimit të raporteve me partnerët ndërkombëtarë si SHBA. Në këto rrethana, Aleanca vlerëson se figura e Haradinajt është e domosdoshme për të kapërcyer bllokadën aktuale politike.
“Albin Kurti po luan një lojë në dy anë. Nga njëra anë kërkon që populli të perceptojë që nuk është faji i tij që populli po shkon në zgjedhje dhe nga ana tjetër kërkon që të fitojë zgjedhjet dhe të shkojnë në zgjedhje. Aleanca nuk e ka vënë kush çështjen e presidentit. Aleanca vetëm ka propozuar që Ramush Haradinaj të jetë president, por nuk është kusht. Është një kërkesë mbarë qytetare.
Figura e zotit Haradinaj është shumë e respektuar nga populli. Është parë si një figurë e domosdoshme për kohën e tanishme. Kurti po bën lojën e vet. Ai ka qëllimin që të përçajë në opinionin publik. Amerika nuk ulet më në tavolinë me Albin Kurtin.
Ai e di shumë mirë që nuk mund të qeverisë, por mundohet që ta mbajë pezull. Po mundohet që të qeverisë në këto kushte sa të jetë e mundur”, tha Bislimi.