TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, duke folur për situatën e koronavirusit në vendin tonë, deklaroi se në dy javët e fundit, ka një rritje të rasteve me Covid-19.
Bono theksoi se qytetarët duhet që të marrin të gjitha masat që janë thënë për të parandaluar koronavirusin, ndërsa shtoi se institucionet shëndetësore janë përgatitur për kryerjen e testeve të shpejta, me qëllim që askush të mos presë shumë kohë për testim.
Mira Rakacolli: "Maskat janë të detyrueshme në ambjente të hapura dhe të mbyllura, duhet të respektohet distancimi social dhe fizik, si dhe karantina. Të gjitha këto janë masa për të ndaluar koronavirusin.
“Në lidhje me përhapjen në vend ne kemi ndarë hartën e Shqipërisë në disa zona që janë zonat e kuqe, zonat portokalli dhe zonat e verdha. Në zonat e kuqe kemi Fierin, Gjirokastrës, Gramshin, Kavajën, Korçën, Mallakastrën, Mirditën, Përmetin, Pukën, Sarandën, Tepelenën, Tiranën dhe Tropojën. Te këto zona vërejmë një rritje dhe incidencë më të lartë.
Zonat e tjera me portokalli kanë një incidencë më të ulët: Këtu kemi Beratin Devollin, Durrësin, Elbasanin, Kononjën, Krujën, Kuçovën, Kukësin, Kurbinin, Lezhën, Librazhdin, Lushnjen, Peqinin, Pogradecin, Skraparin, Shkodrën dhe Vlorën.
Zonat të cilat kanë shumë pak raste që shkojnë deri në 58 deri në 100 mijë banorë të cilat janë të gjitha bashkitë e tjera. Ajo që kemi parë në dy javët e fundit kemi një rritje të incidencës dhe rritjes së rasteve”.
Në dy javët e fundit kemi rritje të rasteve. Kemi edhe rritje të rasteve që pasqyrohet në rritje të incidencës. Kemi rritje të rasteve ndaj duhet të mbahen maskat. Maska duhet të mbahet në fytyrë e jo në gushë. Do të kryhen teste të shpejta. Kjo gjë bën që të ulë kohën e pritjes së qytetarëve. Nëse testi del pozitiv, atëherë duhet të zbatohet karantina.