AKTUALITET, 9 Nëntor 2020, 15:07

Mblidhet samiti i “Minishengenit Ballkanik”/ Vuçiç: E rëndësishme është që nuk i mbyllëm kufijtë njëri-tjetrit

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka publikuar foto nga konferenca e mbledhur online për “Minishengenin Ballkanik”. Sipas postimit të presidentit serb një nga vendimet e marra në këtë konferencë ishte lëvizja e lirë e qytetarëve në këto shtete pa nevojën e një testi Covid-19 negativ. Vuçiç e ka konsideruar këtë një hap të rëndësishëm dhe ka thënë se nëpërmjet këtij vendimi shtetet zotohen ta luftojnë pandeminë së bashku dhe të mbështesin njëri-tjetrin duke forcuar raportet në mes tyre.

“Duhet të kujdesemi për veten, të përpiqemi të ruajmë pavarësinë tonë dhe të marrim vendimet tona. Dhe këto vendime do t’i marrim vendime me shtetet më të afërt. Kjo thellon besimin dhe marrëdhëniet e mira midis Tiranës, Shkupit dhe Beogradit” shkruan Vuçiç.