AKTUALITET, 9 Nëntor 2020, 13:26

Akuza për dezinformim/ Basha: Kam dy të shtruar te spitalet Covid, shifrat që raportohen nuk janë reale

Akuza për dezinformim/ Basha: Kam dy të shtruar te spitalet Covid,


Në një bashkëbisedim me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar me akuzat e tij për keqmenaxhim të situatës së pandemisë dhe shpërndarje të informacionit të rremë nga ana e autoriteteve për sa i takon pacientëve të spitaleve Covid.

Kryedemokrati Basha ka thënë se mospasja e informacionit të saktë ka shkaktuar panik te qytetarët.

“Shifrat që raportohet nuk janë reale. Unë kam dy të afërm, një të spitali Infektiv e një te Sanatoriumi dhe ata më thonë se nuk iu është bërë testimi familjarëve.

Kam një burrë, të shtruar me Covid-19 dhe gruas e vajzës që kanë simptoma, nuk iu është marrë tamponi.

Kam që në mars që them të shtohen testimet. Nuk shtohen testimet, por përkundrazi bëhen më pak që të krijojnë idenë se janë më pak të infektuar”, ka deklaruar Basha.