AKTUALITET, 9 Nëntor 2020, 14:13

Zhdukja e Jan Prengës, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon kërkesën e Olsi Turjas

Zhdukja e Jan Prengës, Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzon


Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Olsi Turjas, një nga të akuzuarit për pengmarrjen e Jan Prengës.

I akuzuari Turja kishte kundërshtuar zgjatjen e afateve të hetimit nga SPAK, me tre muaj.

Sipas prokurorisë Turja është person i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë pengmarrje dhe që ka fshirë gjurmët e gjakut të Prengës në kompleksin Golden në Shijak, raporton Abc News.

Jan Prenga u rrëmbye më datë 17 janar dhe u godit ndërkohë që po çohej në kompleksin “Golden” sipas policisë.

Gjatë asaj dite autorët e nxorën atë të vdekur nga kompleksi duke e futur në qese të zeza për ta groposur diku.

Të arrestuar për këtë ngjarje të rëndë janë Bajram Hajri, Elton Hajri, Leonard Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili.