AKTUALITET, 9 Nëntor 2020, 13:10

"Ditë e jashtëzakonshme për njerëzimin"/ Vaksina e parë Covid-19 ofron mbrojtje mbi 90%

"Ditë e jashtëzakonshme për njerëzimin"/ Vaksina e


Një ngjarje mjaft e bujshme është raportuar lidhur me vaksinën kundër Covid-19.

Vaksina e parë që ka treguar efektivitet, mund të ndalojë mbi 90% të infektimeve, tregon një analizë paraprake.

Zhvilluesi i kësaj vaksine, Pfizer dhe BioNTech, e kanë përshkruar si "një ditë të jazhtëzakonshme për shkencën dhe njerëzimit".

Vaksina e tyre është testuar tek 43,500 persona në gjashtë vende të ndryshme të botës, përfshirë SHBA-të dhe nuk ka patur shqetësime për efekte anësore.

Mbrojtja në mbi 90%, e bën këtë përparim mjaft të rëndësishëm, në kohën kur rregullatorët kishin deklaruar se mund të aprovonin një vaksinë edhe nëse ofrontet 50% efektivitet.

Pfizer dhe BioNTech pritet të aplikojë për aprovim emergjent të vaksinës, në fund të këtij muaji.

Në mbarë botën ka rreth 12 lloje vaksinash në faza të ndryshme testimi, por kjo është vaksina e parë që ka treguar rezultate.

Kompania mendon se mund të prodhoje 50 milionë doza deri në fund të këtij viti dhe rreth 1.3 miliardë deri në fund të vitit 2021.

Vaksina duhet të aplikohet në dy doza, me një diferencë prej tre javësh mes tyre

Dr Albert Bourla, drejtues i Pfizer, u shpreh se është hedhur një hap i madh përpara "për t'u dhënë njerëzve në mbarë globin, një zgjidhje kaq të nevojshme për të sjellë fundin e kësaj krize shëndetësore globale".

Një nga themeluesit e BioNTech, e ka përshkruar rezultatin si një "moment historik".

/TPZ.al/