AKTUALITET, 9 Nëntor 2020, 14:22

Koronavirusi shkakton 27 viktima brenda pak orëve në Greqi

Koronavirusi shkakton 27 viktima brenda pak orëve në Greqi


Mediat greke raportojnë situatë alarmante në vend.

Siç shkruan “Protothema” në orët e fundit 27 qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

Me këto shifra numri i vdekjeve në vend që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 805.

Ditët e fundit në Greqi situata paraqitet e rënduar, pasi janë shënuar shifra rekord të të infektuarve me Covid. Për rrjedhojë qeveria u detyrua të merrte masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në shtetin grek ka shkuar në 56.698.