TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zëvendës kryetari i KQZ-së ka reaguar pasi vendimit të Kolegjit Zgjehdot për anulimin e Dekretit të Presidentit Ilir meta duke u hapur rrugë zgjehdjeve të 30 qershorit.
Në një status në rrjetet sociale, Biba shkruan se KQZ-ja ka bërë histori dhe se ai vetë nuk e fsheh dot kënaqësinë persona ë ka marrë përsa i përket të drejtës administrative.
Zv/kryetari shkruan se do të donte që të mos ishte ndodhur në këtë situatë ku i është dashur të konstatojë si të pavlefshëm dekretin e Kreut të Shtetit.
Reagimi i Denar Bibës
Kolegji Zgjdhor me vote unanime 5-0 rrezoi ankimin e Partise Uniteti Kombetar per tu cregjistruar nga zgjdhjet per pushtetin vendor te dates 30 qershor 2019. Me fjale te tjera, Kolegji Zgjdhor, qe eshte trupa me e larte gjyqesore ne RSh per ceshtjet zgjdhore e vendimi i te cilit eshte i pa ankimueshem, sapo la ne fuqi vendimmarrjen e KQZ, vendimmarrje qe, nder te tjera, konstaton edhe pavlefshmerine absolute te Dekretit te Presidentit te Republikes.
Do te doja shume qe kjo situate te ishte e paqene, qe Presidenti te mos e kishte nxjerre Dekretin e dyte per anulimin e dates se zgjdhjeve; qe KQZ te mos vihej ne poziten e veshtire e te padeshirueshme per te konstatuar si absolutisht te pavlefshem nje akt te Kreut te Shtetit; qe Kolegji Zgjedhor i Gjykates se Apelit te mos e godiste Dekretin e Presidentit e, ne nje fare menyre edhe autoritetin e tij.
Siqodofte, nuk mund ta fsheh kenaqesine personale per ngadhenjimin profesional lidhur me faktin e pamohueshem tashme se vendimi i KQZ ishte ligjerisht korrekt, packa se politikisht nuk i pelqeu nje pjese te politikaneve te vendit.
KQZ nuk mori komptetencat e Gjykates Kushtetuese, packa se mese njehere kjo e fundit ka vendosur se dekretet presidenciale nuk perbejne lende kushtetuese.
KQZ u gjend perpara nje situate ku, ose do nderpriste procesin zgjdhor, ose do te vijonte pergatitjet, megjithese Dekreti qe anuloi daten e zgjdhjeve ishte haptazi i paligjshem. Ne u fokusuam te paligjshmeria flagrante, e jo te kushtetutshmeria/antikushtetushmeria e Dekretit.
Tashme vendimmarrja e KQZ u certifikua edhe gjyqesisht.
KQZ sapo beri histori, me se paku persa i perket te drejtes administrative.
Kjo eshte nje dite e mire per shtetin e se drejtes ne Shqiperi.
Kolegji Zgjedhor rrëzoi sot për herë të parë dekretin e Presidentit Ilir Meta. Vendimi i Kolegjit ende nuk është zbardhur për argumentet që Kolegji ka marrë për bazë për rrëzimin e këtij dekreti, por kjo ishte përballja e parë e dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve me një institucion në mungesë të gjykatës Kushtetuese.