AKTUALITET, 9 August 2026, 15:43

Rrezikonin të mbyteshin në det, shpëtohen 2 pushues në Velipojë

Dy pushues janë shpëtuar nga mbytja në det në plazhin e Velipojës, falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimeve të Policisë Kufitare.

Ngjarja u konstatua gjatë monitorimit intensiv të zonave bregdetare nga shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, të cilat patrullojnë me dronë dhe mjete lundruese për garantimin e sigurisë së pushuesve.

Gjatë monitorimit, efektivët e Policisë konstatuan dy shtetas që ndodheshin në rrezik për t’u mbytur në det. Shërbimet e Policisë Kufitare ndërhynë menjëherë me mjete lundruese Jet Ski, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre në siguri.

Të shpëtuarit janë identifikuar si M. P., 67 vjeç, banues në Burrel, dhe Z. N., 41 vjeç, banues në Velipojë.

 

Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër

Monitorim intensiv i zonave bregdetare me dronë dhe mjete lundruese, nga shërbimet e DVKM Shkodër, për garantimin e sigurisë së pushuesve.

Gjatë monitorimit, punonjësit e Policisë kanë konstatuar 2 shtetas që rrezikonin të mbyteshin në det, në plazhin e Velipojës.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë Kufitare, me mjete lundruese Jet Ski, bëri të mundur shpëtimin e 2 shtetasve, M. P., 67 vjeç, banues në Burrel, dhe Z. N., 41 vjeç, banues në Velipojë, të cilët rrezikonin të mbyteshin në det.

Shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë monitorimin intensiv të vijës bregdetare dhe janë në gatishmëri të plotë, në çdo kohë, për t’u ardhur në ndihmë pushuesve dhe për të garantuar sigurinë e tyre.

Policia e Shtetit fton qytetarët që, në rast nevoje apo konstatimi të situatave që mund të cenojnë sigurinë e pushuesve, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe në përputhje me ligjin.