AKTUALITET, 13 Janar 2019, 09:08

Rrëshqet në dëborë, plagoset 59 vjeçari nga Korça

Rrëshqet në dëborë, plagoset 59 vjeçari nga

Një 59 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasi ka rrëshqitur në dëborë në fshatin Shipskë të Voskopojës.

Policia e Korçës bën me dije se shtetasi me iniciale Dh.T, duke inspektuar prurjet e ujit të përroit Osojë. ka rrëshqitur në dëborë dhe është dëmtuar, i cili pas mjekimit në Spitalin e Korçës, u nis për mjekim më të specializuar në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për "Ngjarje aksidentale".