AKTUALITET, 12 Janar 2019, 20:37

Aksidenti me dy gra të vdekura në Durrës, identifikohen viktimat. Emrat

Dy gra janë viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e sotme në Durrës: Bukurie Cufaj, 56 vjeçe dhe Sabije Cufaj, 38 vjeçe.

“Shtetaset e aksidentuara me pasojë vdekjen në aksidentin e ndodhur në lagjen Nr.17/1 janë B.C. 56 vjeçe dhe S.C. 38 vjeçe”, njoftoi Policia.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se “në lagjen nr. 17/1 ne Durrës, një shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetase këmbësore. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet për sqarimin e rrethanave te ngjarjes”.

Automjeti që përplasi këmbësorët
Automjeti që përplasi këmbësorët