TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit, ndërsa nga të dhënat e para thuhet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro. Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se e kanë pritur në hyrje të shtëpisë biznesmenin që operonte prej vitesh në fushën e inerteve. Autorët kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë me vete edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje. Policia tha se ka ngritur postblloqe në zonën e Shijakut për të kapur autorët.