AKTUALITET, 12 Janar 2019, 22:38

LAJMI I FUNDIT/ Maskat godasin sërish, grabitet me armë një automjet në autostradë

LAJMI I FUNDIT/ Maskat godasin sërish, grabitet me armë një

Një ngjarje e paprecedentë mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Thumanë të Fushë-Krujës, në autostradë, ku dy persona me armë dhe maska kanë grabitur një autoveturë tip "Benz", me targa AA 046 TA.

Burime bëjnë me dije se, automjeti është në pronësi të një qytetari nga Kukësi, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Nga ky rast nuk ka të lënduar, ndërsa dy personat e maskuar kanë marrë makinën dhe janë larguar me shpejtësi.