AKTUALITET, 13 Janar 2019, 08:42

FOTO/ Zjarr në tregun industrial të Durrësit, digjen disa dyqane

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në tregun industrial në Durrës, ku si pasojë e një zjarri të rënë në një kabinë elektrike, janë shkrumbuar disa dyqane.

Burime bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy zjarrfikëse dhe policia, ndërsa po punohet për shuarjen e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit, ndërsa për pasojë zona ka mbetur pa energji elektrike.