TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Juventusi nuk ka pasur vështirësi dhe ka likuiduar pa shumë probleme Bolonjën në Kupën e Italisë, duke prerë biletën për në çerekfinalet e turneut me fitoren 2-0. Kryesuesit e Serisë A, sot nuk kishin nevojë as për shërbimet e Kristiano Ronaldos, duke i lënë vend disa zgjedhjeve të dyta, ndërsa portugezi e nisi takimin nga stoli për t’u aktivizuar vetëm në 30 minutat e fundit të duelit.
Por edhe pa të në fushë, diferenca cilësore mes dy skuadrave ishte e dukshme, ndonëse Juventusi paraqitej me Kin në majë të sulmit. Vetë djaloshi 20-vjeçar gjeti rrjetën në fillimin e pjesës së dytë, ndërsa në të parën kishte qenë Bernardeski ai që kishte shënuar golin e avantazhit për Juventusin.
Më pas, Alegri i dha disa minuta në fushë Ronaldos, Dibalas e Aleks Sandros, për ta përdorur si stërvitje për ndeshjen e mesjavës kur Juventusi do të luajë për SuperKupën ndaj Milanit.