TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një aksident i rëndë me pasojë dy të vdekur raportohet se ka ndodhur në qytetin e Durrësit, përkatësisht tek rruga e re e Kënetës.
Viktima të këtij aksidenti janë burrë e grua dhe po punohet për identifikimi e tyre.
Policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa menjëherë është arrestuar drejtuesi i mjetit tip “Benz” si autor i ngjarjes së rëndë. Nga të dhënat e para nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes.
“Pak minuta me pare në lagjen nr. 17/1 ne Durrës, nje shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetas këmbësorë (një burre e një grua).Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.”, njofton policia.