TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shqipëria do të ndaloi importin e makinave të vjetra duke filluar nga 1 janari 2019. Projekti është publikuar nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.
Ky projektvendim nuk do të përfshijë makinat e përdorura mbi 10 vjet prodhim që janë aktualisht në qarkullim, por kufizon futjen e makinave të tilla pas 1 janarit 2019. Ndërsa për makinat e patarguara që janë aktualisht në Shqipëri do të lihet një afat 5 mujor që të regjistrohen.
Ministri Klosi theksoi se kjo nismë bëhet në mbështetje të shëndetit të qytetarëve, pavarësisht kundërshtimit nga grupe të caktuara interesi si komuniteti i menaxhimit të biznesit, ata që merren me riparimin e makinave të vjetra dhe shitësit e karburantit.
Deklarata e Klosit:
Në radhë të parë ne flasim për shëndetin dhe kur bëhet biseda për shëndetin nuk ka nevojë që të bësh asnjë bisedë tjetër, kur flitet sesa shumë janë shtuar problematikat e sëmundjeve në vetëm vitet e fundit në vendin tonë që vijnë nga ndotja e ajrit, nga makinat në vendin tonë.
Nga viti 2012 në 2015 sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ne kemi 23% më shumë sëmundje të njerëzve nga ndotja.
Dhe për këtë ne duhet të marrim veprime drastike për të kufizuar ndotësit dhe prandaj marrim këtë mekanizëm drastik, sepse duam që të reduktojmë në maksimum ndotjen e ajrit. TPZ.AL