TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas shpërthimit me tritol në banesën e 43 vjeçarit Jovan Çela në qytetin e Vlorës ka reaguar policia. Sipas uniformave blu kemi të bëjmë me një paralajmërim ndaj Jovan Çelës.
Çela gjatë dëshmisë ka thënë se nuk ka konflikte me asnjë, përsëri policia e cilëson si një lajmërim. Sasia e eksplozivit të vendosur në derën e Jovan Çelës ka qenë në sasi të vogël, prandaj dëmet kanë qenë mimimale.
Mësohet se sasia e tritolit ka qenë e vogël, pasi dhe dëmet nuk janë të mëdha.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.
Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës. TPZ.AL