AKTUALITET, 23 Shtator 2018, 09:59

Arrestimi i 7 mjekëve, gruaja e ish-drejtorit të spitalit: Gjithçka është e gatuar nga mediat e liga, kërkojnë helmimin...

Arrestimi i 7 mjekëve, gruaja e ish-drejtorit të spitalit:

Pas lirimit nga burgu të 7 mjekëve dhe infermierëve të Spitalit të Shkodrës, ka reaguar gruaja e ish-drejtorit të këtij institucioni.

Përmes një postimi në “Facebook” Marjeta Karanxha, shkruan se e “gjitha kjo është e stisur dhe gatuar nga mendje të liga që kërkojnë të hedhin helmin e tyre.

Ndërsa mjekët dhe infermierët ndodheshin të arrestuar, janë me dhjetëra pacientë që vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe nuk kanë marrë shpërblim mjekësor në spital që kanë rrezikuar jetën e tyre”-përfundon ajo.

Ndërkohë, ish-drejtori, Përparim Çela, është liruar me garanci pasurore prej 5 milionë lekësh të vjetër, ndërsa është i pezulluar sa i përket funksionit në administrimin e spitalit. Infermieri Renato Kepi është lënë me masën lehtësuese “Detyrim paraqitje”, ndërsa, po ashtu, i është hequr vendimi për pezullim nga detyra.

Në sallën e gjyqit, vetë mjekët janë shprehur se ministria ka parashikuar gjithnjë e më shumë operacione për 2016, 2017 dhe 2018, ndaj edhe është bërë propozimi për blerjen e stendave 400 në 2016 dhe 700 në 2017. Një prej tyre, Andrea Rajta, i pranishëm jashtë mjediseve të Gjykatës, tha se nuk ka mundur që të marrë shërbim për shkak se mjeku i zemrës, Edi Smajlaj, është i shpallur në kërkim dhe se rrezikon jetën e tij nëse nuk mjekohet. Si Andrea, janë çdo ditë minimalisht 20 persona. Në këtë çështje vazhdon masa e sigurisë “Arrest me burg” për mjeken Dhurata Uruçi dhe mjekun Edi Smajlaj, të cilët janë ende në kërkim, ndërsa 7 të tjerët u liruan të gjithë.

Emrat e mjekëve dhe infermierëve të arrestuar

Pas nje hetimi dymujor te Prokurorise Shkoder ne bashkepunim me drejtorine e policise me kerkese te Prokurorise Shkoder u caktuan dhe ekzekutuan masa sigurie per shtetasit e meposhtem perfshi drejtues te Spitalit Rajonal Shkoder me akuzen per shperdorim detyre:

1-Arrest burg si dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Perparim Cela mjek (caktuar dhe ekzekutuar)

2-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” Dh.U (shpallur ne kerkim)

3-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Luan Dragusha mjek (caktuar dhe ekzekutuar)

4-Arrest shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Karmen Kaculini farmaciste .(caktuar dhe ekzekutuar)

5-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Renato Kepi infermier te hemodinamika (caktuar dhe ekzekutuar)

6-Arrest me burg dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per E.S. mjek (shpallur ne kerkim)

7-Arrest ne shtepi dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Amanda Matlija (caktuar dhe ekzekutuar)

8-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Juliana Zhuri (caktuar dhe ekzekutuar)

9-Arrest shtepie dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” per Albana Mehmetaj (caktuar dhe ekzekutuar).

TPZ.AL