AKTUALITET, 23 Shtator 2018, 10:32

FOTO/ Dysheme dhe mure të shkatërruara nga tritoli në Vlorë

Policia ka publikuar pamje nga shpërthimi i tritolit në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.

Shpërthimi ndodhi në orën 03:20 të mëngjesit në hyrje të banesës së 43 vjeçarit Jovan Çela, fatmirësisht pati vetëm dëme materiale.

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara tritoli ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në dysheme, tavane dhe muret anësore të banesës së Jovan Çelës.

Në polici 43-vjeçari që i shpërtheu tritoli në banesë ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 23.09.2018, në orën 03:20, në lagjen “Isa Boletini”, në katin e 4-t të një pallati pranë hyrjes (derës) pronë e shtetasit J.Ç, 43 vjeç, ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por ka vetëm disa dëme të pjesshme materiale.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave dhe për zbulimin e autorëve përgjegjës.

TPZ.AL